HomeAktualitetTragjike! Futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë në fushë

Tragjike! Futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë në fushë

Advertismentspot_img

Kolumbi – Futbolli kolumbian është në zi pas ndarjes nga jeta të Santiago Castrillón, një futbollist i ri dhe premtues. Sulmuesi 18-vjeçar u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes mes Millonarios dhe Independiente Santa Fe, e vlefshme për kampionatin kombëtar të moshave nën 20 vjeç.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme. Lojtari, i lindur në vitin 2007, ndërroi jetë në spital të dielën.

Klubi Millonarios reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen: “Sot, futbolli ndalet. Zemra blu është e thyer.”

Në një mesazh të ndjerë, klubi shtoi: “Sot, dhimbja na pushton, na mbush me pafuqi dhe trishtim. Me hidhërim të thellë, i themi lamtumirën numrit tonë 10, shokut tonë të skuadrës, mikut tonë. Santiago nuk luajti vetëm futboll; ai e jetoi, e ndjeu dhe e ndau me një buzëqeshje që ka mbetur e skalitur në të gjitha kujtimet tona.”

Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv në Kolumbi, ndërsa mesazhet e ngushëllimit kanë vërshuar nga klube, sportistë dhe tifozë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular