Një video që po bën xhiron e botës tregon momentin kur oficerët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) arrestojnë me forcë një grua në Aeroportin e San Franciscos, pa pyetur për praninë e vajzës së saj të mitur.
Pamjet, ku dëgjohen ulërimat e nënës dhe dënesat e fëmijës, kanë shkaktuar një valë zemërimi mes zyrtarëve lokalë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.
Angelina Lopez-Jimenez po udhëtonte kur u rrethua nga agjentët federalë. Në video, ajo shihet duke qarë dhe duke rezistuar ndërsa oficerët përpiqen ta prangosin në tokë. Vajza e saj e vogël, e traumatizuar, qëndron pak hapa më tutje duke parë të gjithë skenën horror. Ndonëse ndaj familjes kishte një urdhër dëbimi drejt Guatemalës që prej vitit 2019, mënyra e arrestimit është cilësuar si “çnjerëzore”.
Senatori i Kalifornisë, Scott Weiner, reagoi menjëherë duke thënë se këto veprime mbjellin vetëm “terror dhe kaos”. Sipas tij, trajtimi i një fqinjeje dhe anëtareje të komunitetit në këtë mënyrë, veçanërisht para fëmijës, është një shkelje e hapur e dinjitetit njerëzor.







