HomeAktualitetArrestohen 4 të rinj shqiptarë në Serbi/Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”...

Arrestohen 4 të rinj shqiptarë në Serbi/Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike” në rrjetet sociale

Advertismentspot_img

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Serbi, pasi dyshohet se kanë nxitur urrejtje kombëtare përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S. (37), E. V. (42), E. G. (48) dhe A. C. (18), të cilët akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas Policisë serbe, A. S. ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”, së bashku me tre të tjerët, në një autostradë në Serbi.

“Në pamje, ata shfaqin simbole të “Shqipërisë së Madhe” dhe përdorin fjalor fyes ndaj Serbisë”, pretendojnë autoritetet serbe.

shqiptare ne serbi (3)

Ngjarja ka ndodhur në ditën e përkujtimit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, çka, sipas autoriteteve, e rëndon edhe më tej situatën.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë dhe pritet të dalin para Prokurorisë së Lartë në Beograd, në departamentin për krimet e teknologjisë së lartë.

shqiptare ne serbi (2)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular