Prokuroria e Stamboll ka lëshuar urdhra ndalimi për 16 persona, mes tyre emra të njohur nga sporti, arti dhe biznesi, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës.
Sipas raportimit të Daily Sabah, mes të ndaluarve janë disa personazhe të famshëm në Turqi, si:
ish-presidenti i Beşiktaş, Fikret Orman
ish-presidenti i Galatasaray, Burak Elmas.
biznesmenët Hakan Sabancı dhe Kerim Sabancı
aktorja Hande Erçel
modelja Didem Soydan
moderatorja Güzide Duran
Operacioni u zhvillua në 16 adresa në Stamboll, duke çuar në ndalimin e 14 të dyshuarve, ndërsa për dy të tjerë janë lëshuar urdhra arresti. Autoritetet theksuan se hetimi është ende në zhvillim dhe po ndiqet me kujdes të lartë.
Lista e plotë e personave për të cilët janë lëshuar urdhra ndalimi është: Fikret Orman, Güzide Duran, Hakan Sabancı, Kerim Sabancı, Hande Erçel, Burak Elmas, Sezgin Köysüren, Ferhat Aydın, Lütfiye Tuğçe Özbudak, Koray Serenli, Onur Bükçü, Ismail Behram Perinçekli, Kaan Mellart, Didem Soydan, Onur Talay dhe Mustafa Tari.
Në një deklaratë zyrtare të publikuar të mërkurën, Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit bëri të ditur se hetimi synon mbrojtjen e moralit publik, strukturës shoqërore dhe rendit familjar. Sipas deklaratës, urdhrat e ndalimit janë bazuar në prova që tregojnë se të dyshuarit janë gjetur në posedim të lëndëve narkotike për përdorim personal ose të përfshirë në lehtësimin e përdorimit të tyre.
Autoritetet turke kanë theksuar se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.







