Ligjvënësit në Kosovë kanë 34 ditë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Ky është vendimi që mori sot Gjykata Kushtetuese, organ që rrëzoi një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se, në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.
Sipas vendimit, pas shpërndarjes së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.







