Lotaria amerikane do të rikthehet pas pezullimit të aplikimeve në janar. Gjithsej parashikohet të ketë rreth 10 milionë aplikime.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar disa ndryshime të programit, të cilat hyjnë në fuqi më 10 prill. Sipas dokumentit, zbatimi do të nisë me programin për vitin 2027 dhe po merren miratimet e nevojshme për finalizimin e përditësimit të Aplikimit DV (DS-5501) në datën e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.
Tashmë kërkohet që në formularin elektronik aplikanti të ngarkojë një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes biografike dhe nënshkrimit.
Disa prej kritereve kryesore:
Të gjithë aplikantët duhet të paguajnë një tarifë prej 1$ në momentin e dorëzimit të aplikimit, dhe nuk do të ketë përjashtime për këtë tarifë nominale.
Aplikimet duhet të zotërojnë diplomën e shkollës së mesme ose një ekuivalente dhe të specifikojnë arsimin.
Për indvidët e martuar, aplikimet duhet të përfshijnë emrin, foton, datën dhe vendin e lindjes së bashkëshortit/es dhe të gjithë fëmijëve biologjikë, si dhe të gjithë fëmijëve të adoptuar ligjërisht dhe fëmijëve të marra nga bashkëshorti/ja që janë të pazgjidhur dhe nën 21 vjeç në datën e aplikimit fillestar.
Përfshirja e bashkëshortëve është e detyrueshme edhe nëse bashkëshorti nuk banon aktualisht me aplikantin dhe/ose nuk do të emigrojë me të, përveçse nëse janë të ndarë ligjërisht.
Gjithashtu theksohet se ka mekanizma të fuqishëm për martesat e rreme gjatë aplikimit për vizë. Aplikantët e përzgjedhur duhet të sigurojnë prova të marrëdhënies, përfshirë certifikatën e martesës, dokumente, ndërsa mund të kërkohen dëshmi apo shqyrtime të mëtejshme.
Pezullimi në janar ngriu përpunimin e aplikimeve për 75 vende të botës.
Kategoritë e vizave të prekura ishin bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vendimi nuk preku vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë aplikuesit e vizave.







