HomeKultureU shpall fajtor për sulm s*ksual, aktori i njohur duhet t’i paguajë...

U shpall fajtor për sulm s*ksual, aktori i njohur duhet t’i paguajë 60 milionë $ dëmshpërblim viktimës

Advertismentspot_img

Një gjykatë në Kaliforni shpalli fajtor aktorin e njohur Bill Cosby për abuzim seksual ndaj një gruaje në vitin 1972, duke i akorduar asaj një dëmshpërblim total prej gati 60 milionë dollarësh, pas një procesi gjyqësor që zgjati dy javë.

Sipas raportimit të CNN, Cosby, sot 88 vjeç, kishte droguar dhe më pas përdhunuar Donna Motsinger.

Gjykata i dha viktimës 17.5 milionë dollarë për dëmet e pësuara në të kaluarën dhe 1.75 milionë dollarë për pasojat e ardhshme, të cilat përfshijnë dhimbje psikologjike, humbje të kënaqësisë së jetës, vuajtje, trishtim, ankth, poshtërim dhe shqetësim emocional. Në një fazë të dytë të procesit, juria akordoi edhe 40 milionë dollarë të tjera si dëmshpërblim.

Cosby do të apelojë vendimin

Avokatja mbrojtëse e tij, Jennifer Bonjean, deklaroi se Cosby është thellësisht i zhgënjyer nga vendimi dhe synon ta apelojë atë.

Ish-ylli i stand-up komedisë dhe televizionit, i njohur dikur si “babai i Amerikës”, ishte ndër figurat e para të famshme që u gjykuan dhe u dënuan gjatë periudhës së lëvizjes #MeToo, për një sërë akuzash për sulme dhe abuzime seksuale ndaj grave.

Vendimi për këtë çështje erdhi pothuajse pesë vjet pasi Cosby u lirua nga burgu në Pennsylvania, kur Gjykata e Lartë e shtetit rrëzoi një dënim penal të mëparshëm të bazuar në akuza të ngjashme. Ai ka arritur marrëveshje jashtëgjyqësore në disa raste dhe në të tjera është detyruar të paguajë dëmshpërblime, por shuma e dhënë në këtë rast konsiderohet ndër më të lartat.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me faktin që më në fund u dëgjua zëri im dhe që zoti Cosby dha llogari”, deklaroi Motsinger. “E kam mbajtur këtë barrë për më shumë se 50 vjet. Nuk largohet kurrë. Sot, një juri pa të vërtetën dhe e shpalli atë përgjegjës. Kjo do të thotë gjithçka. Shpresoj që kjo t’u japë forcë edhe të mbijetuarve të tjerë”.

Sipas padisë së ngritur në vitin 2023, Motsinger punonte si kameriere në një restorant në Sausalito, pranë San Francisco, kur Cosby e kishte ftuar në një shfaqje stand-up në San Carlos. Ajo pretendon se ai i kishte dhënë verë dhe dy pilula që mendonte se ishin aspirina, përpara se të humbiste ndjenjat.

Sipas padisë, ajo u zgjua në shtëpinë e saj pjesërisht e zhveshur dhe kuptoi se ishte droguar dhe përdhunuar nga Cosby. Nga ana tjetër, avokatët e tij pretendojnë se akuzat bazohen kryesisht në hamendësime dhe se paditësja “nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur”.

Çështja e Motsinger avancoi më shpejt se shumë të tjera ndaj Cosby, me vendimin që erdhi vetëm dy vite e gjysmë pas depozitimit të padisë.

Avokati i paditëses falënderoi jurinë për shqyrtimin e provave dhe vlerësoi guximin e saj për të folur publikisht. Cosby nuk dëshmoi gjatë gjyqit.

Kujtohet se në vitin 2022, një gjykatë në Santa Monica i dha 500 mijë dollarë dëmshpërblim një gruaje që pretendonte se ishte abuzuar seksualisht nga Cosby në rezidencën Playboy në vitin 1975, kur ajo ishte adoleshente.

Padia e Motsinger është pjesë e një liste të gjatë akuzash për përdhunim, sulm seksual dhe ngacmim seksual të ngritura nga të paktën 60 gra ndaj Cosby, akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular