Jasir Asani ishte heroi i Shqipërisë në kualifikueset për Europianin 2024. Sulmuesi shënoi tre gola dhe asistoi tre të tjerë, kështu pas gjashtë raundesh kuqezinjtë e shikonin veten mbi Poloninë dhe Çekinë.
Asani i shënoi Polonisë në “Air Albania”, për të hapur rrugën e fitores 2 me 0 në vitin 2023. Dhe këtë episod e ka kujtuar përmes rrjeteve sociale.
“Jemi gati”, shkruan Asani që ëndërron edhe njëherë të jetë hero për Shqipërinë. Asani humbi statusin e të preferuarit të Silvinjos gjatë vitit të kaluar.
Sa i përket ndeshjeve zyrtare, trajneri brazilian i dha minuta vetëm në ndeshjen e parë me Anglinë. Më pas ka luajtur edhe në miqësoret ndaj Gjibraltarit dhe Jordanisë.
Postimi i Asanit: (VIDEO)







