Në emisionin “Now” të Euronews Albania, mbrëmjen e sotme u zhvillua një debat i fortë mes analistit Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj, lidhur me fenomenin e korrupsionit dhe kulturën politike në rajon.
Diskutimi nisi kur Hila solli një qasje historike mbi konceptin e “Lindjes së Afërt” dhe kulturën e ryshfetit, duke e lidhur me realitetin shqiptar dhe rajonin ballkanik. Ai argumentoi se korrupsioni është pjesë e një kulture lindore që ka rrënjë të hershme, duke e krahasuar me vendet e Mesdheut Lindor dhe Ballkanit.
Rexhaj kundërshtoi duke thënë se kroatët dhe sllovenët kanë kulturë të ngjashme me shqiptarët, duke e parë fenomenin si më të përhapur në rajon. Në këtë pikë, debati u tensionua. Hila e akuzoi Rexhajn për injorancë në histori, ndërsa Rexhaj iu kundërpërgjigj duke thënë se ka jetuar në ish-Jugosllavi dhe e njeh mirë realitetin e atyre vendeve.
Hila: Kur je injorant në këtë punë, mos u fut fare. Ti nuk e njeh fare historinë, nuk e di për çfarë po flet.
Rexhaj: Nëse unë jam injorant, atëherë ti je më shumë se injorant. Unë kam jetuar në Jugosllavi, ti nuk i njeh fare ata.
Pas këtij shkëmbimi të ashpër, Dritan Hila u irritua dhe u largua nga emisioni, duke e lënë panelin në mes të debati







