Ish-sekretari i Shtetit, Antony Blinken, duket se nuk ka ndryshuar mendje për vendimin e shpalljes “Non Grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, Blinken theksoi se nuk ka asnjë dyshim për sanksionet ndaj Berishës. Sipas tij, vendimi nuk ka të bëjë me ndonjë mangësi të administratës së kaluar në SHBA.
“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj t’i qëndroj këtij vendimi”, u shpreh Blinken.
Ai e dha këtë përgjigje për një shqiptar, i cili i përmendi se kryeministri Edi Rama ka 13 vite që organizon zgjedhje farsë. Blinken e injoroi këtë fjali dhe u fokusua vetëm te pyetja lidhur me Berishën.







