Aktivistja Evi Kokalari në një intervistë për mediat ka folur në lidhje me kandidaturën e saj për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Evi Kokalari shprehet se Sali Berishës i ka propozuar në vitin 2025 që të ishte ajo kandidate për kryeministre duke pretenduar se ka lidhje me elitën politike të SHBA-së.
Aktivistja deklaroi ndër të tjera se nëse votat brenda Partisë Demokratike nuk manipulohen do ta mundte Sali Berishën në garën “kokë më kokë”.
Sakaq, Evi Kokalari foli edhe në lidhje me angazhimin e Chris LaCivita ndërsa shtoi se ai ishte një konsulent i paguar nga Sali Berisha.
“Mori Chris LaCicita dhe duke e pasur prezent, duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Donald Trump dhe sërish nuk funksionoi.
Jo vetëm nuk funksionoi, por Partia Demokratike humbi 35 për qind të votave që kishin pasur në vitin 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulet dhe i paguar. Ata e panë të gjithë lojën.“-tha Kokalari.







