HomeAktualitetGreqia goditet nga tërmeti, epiqendra në Malin e Shenjtë

Greqia goditet nga tërmeti, epiqendra në Malin e Shenjtë

Advertismentspot_img

Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, sipas të dhënave të Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Epiqendra e lëkundjes u regjistrua në zonën e Mali Athos, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash dhe rreth 8 kilometra larg nga Karya, qendra administrative e rajonit.

Sipas raportimeve të ERT, tërmeti është ndjerë edhe në Selanik, qyteti i dytë më i madh në vend.

Pas lëkundjes kryesore, e cila ndodhi rreth orës 21:00 sipas kohës lokale, janë regjistruar edhe tre tërmete të tjera më të dobëta.

Presidenti i Shoqatës Helenike të Tërmeteve dhe Reshjeve, Efthimios Lekas, deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim apo panik, ndërsa autoritetet po e monitorojnë nga afër situatën.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular