Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka një kontratë me FSHF deri në fundin e muajit korrik, ose më saktësisht, deri në përfundimin e Botërorit 2026. Palët e zyrtarizuan zgjatjen e marrëveshjes që gjithsesi ishte automatikisht në fuqi që pas kualifikimit në play-off të aktivitetit. Por çfarë do të ndodhë pas përfundimit të saj?
Vetë Silvinjo ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen, por duke qenë i qartë se e sheh veten si një trajner që nuk i vendos limite vetes se ku mund të drejtojë në të ardhmen. Në një intervistë për “Bola Quadrada”, ai është ngacmuar edhe rreth kësaj teme dhe braziliani ka theksuar se në korrik do të ulet të mendojë mirë bashkë me stafin se çfarë do të bëjë, por duke insistuar se ka “situata të favorshme” përpara.
“Pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve, më 26 dhe 31, kemi një kontratë deri në fund të Kupës së Botës, shpresojmë të arrijmë atje, është një situatë e paprecedent, e vështirë, por jo e pamundur. Dhe pas kësaj, kemi plotësuar tre vjet e gjysmë me federatën, një punë e ndërtuar shumë mirë nga ana e federatës dhe nga ana jonë.






