HomeSportFitorja spektakolare e Dardanëve/ UEFA shpall Kosovën imazhin më të bukur të...

Fitorja spektakolare e Dardanëve/ UEFA shpall Kosovën imazhin më të bukur të javës

Advertismentspot_img

Pas fitores spektakolare të Kombëtares së Kosovës me rezultat 4-3 ndaj Sllovakisë në udhëtim, UEFA zgjedh momentin e festes së golit të Kosovës nga goditja e lirë si më të bukurin e javës.

Fitorja e madhe e Kosovës në udhëtim te Sllovakia nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga UEFA. Institucioni më i lartë i futbollit evropian ka përzgjedhur një moment nga kjo ndeshje si fotografinë e preferuar të javës.

Evropa e dashuruar pas Dardanëve/ UEFA shpall Kosovën imazhin më“Fotografia e preferuar e javës!”, ka shkruar UEFA në postimin e publikuar në faqen zyrtare, duke shoqëruar imazhin me momentin spektakolar pas golit të tretë të Kosovës.

Bëhet fjalë për goditjen e lirë të realizuar nga Florent Muslija, i cili me një goditje të saktë dhe të fuqishme mposhti portierin kundërshtar, duke ndezur entuziazmin e madh te “Dardanët”.

Ky moment jo vetëm që ishte vendimtar në rrjedhën e ndeshjes, por tashmë ka marrë edhe vlerësim ndërkombëtar, duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes së futbollit evropian pas një fitoreje dramatike dhe historike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular