HomeSport“Për ne më të vjetrit ishte shansi i fundit, me 2-0 do...

“Për ne më të vjetrit ishte shansi i fundit, me 2-0 do ishte e kryer”, kapiteni Gjimshiti: A mendoni se do i bie pas shpine trajnerit?

Advertismentspot_img

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka treguar se ekipi përjetonte po aq me mërzi eliminimin përballë Polonisë, teksa ka shmangur polemikat për zgjedhjet e trajnerit.

“Besoj që është e thjeshtë të flasësh pas ndeshjes, por besoj që mund të pësosh një gol ashtu. Kishim raste të shkonim 2-0, do ishte ndeshja e kryer. Pastaj edhe për 2-1, por fati nuk e deshi sot.

Nuk ka rëndësi kush humb raste, jemi të gjithë bashkë, kush gabon e jo. Jemi të gjithë të mërzitur sepse ishte në duart tona se e nisëm mirë ndeshjen, sidomos pjesa e para, kishim mundësitë të fitonim e shkonim në atë finale ndaj Suedisë. Të mërzitur ne më shumë që jemi pak më të vjetër e ndoshta ishte rasti i fundit për ne që të marrim pjesë për ne, shpresoj që çunat më të ri të plotësojnë këtë dëshirë të tifozëve.

Sigurisht ishin punuar goditjet standarte, e dinim që kishin shtatlartës. Problemi te ne ishte shtatlartësia, se sot nuk kishim aq shumë lojtarë me shtatlartësi dhe na ka munguar në fazën në mbrojtje. Kemi punuar por besoj që nuk mund të anulosh 100% çdo rast dhe besoj që në të ardhmen duhet punuar më shumë se nga gabimet përmirëson e mëson diçka nga ndeshjet e radhës.

Pse ata në formë nuk luajnë? Nuk mund të jap përgjigje se jemi ekip, kush luan e kush jo. Të gjithë jemi bashkë. Mendon se do t’i bie pas shpine trajnerit? Këto janë pyetje provokuese. Në këto momente ne jemi të mërzitur. A mendoni se nuk e dimë që janë të mërzitur tifozët? Ata që dalin në fushë japin maksimumin”, tha Gjimshiti për “SuperSport” pas ndeshjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular