HomeAktualitetShkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, arrestohen 8 persona, mes tyre edhe nje...

Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, arrestohen 8 persona, mes tyre edhe nje vajzë

Advertismentspot_img

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar shkatërruar një bandë shqiptare, e cila merrej me kultivim dhe shpërndarjen e kanabisit.

Në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga tetë persona mes tyre një vajzë dhe shtatë djem të moshës nga 19 deri në 38 vjeç.

Ata u arrestuan si autorë të dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Shërbimet e policisë gjatë kontrolleve të kryera shkatërruan tre plantacione kanabisi. Gjatë operacionit u zbuluan dhe u asgjësuan disa plantacione, ndërsa u sekuestruan mbi 1.000 bimë kanabisi, dhjetëra kilogramë drogë dhe pajisje të sofistikuara për kultivim.

Hetimet, të nisura në vitin 2025, zbuluan se banda përdorte banesa të izoluara, dokumente false dhe struktura të organizuara për të shmangur zbulimin. Në përfundim të operacionit, katër nga të arrestuarit u lanë në paraburgim, ndërsa të tjerët përballen me akuza për trafik droge, organizatë kriminale dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular