HomeSportJa 9 lojtarët e Kombëtares që mund të mos kenë më shansin...

Ja 9 lojtarët e Kombëtares që mund të mos kenë më shansin të luajnë për Botërorin

Advertismentspot_img

“Jemi më të zhgënjyer ne që jemi pak më të rritur në moshë, pasi ndoshta kjo ishte hera e fundit që kishim një mundësi të tillë”. Kështu u shpreh kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, pas humbjes së kuqezinjve ndaj Polonia në Varshavë.

Deklarata e tij duket se lidhet edhe me të ardhmen personale, pasi në moshën 33-vjeçare, mbrojtësi duhet të ruajë formë të lartë për disa vite radhazi nëse synon të jetë pjesë e Kombëtares në Kupa e Botës FIFA 2030. Megjithatë, ai nuk është i vetmi në këtë situatë.

Për disa futbollistë të tjerë, kjo mund të ketë qenë një nga mundësitë e fundit për të luftuar për një objektiv madhor si pjesëmarrja në një Botëror. Ivan Balliu, në moshën 34-vjeçare, duket se e ka shumë të vështirë të jetë sërish pjesë e këtij cikli.

Në një situatë të ngjashme janë edhe 32-vjeçarët Elseid Hysaj, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, për të cilët pritet të jetë e vështirë të mbajnë një rol kyç në ekip pas disa vitesh.

Ndërkohë, edhe lojtarë pak më të rinj si Thomas Strakosha (31 vjeç), si dhe 30-vjeçarët Qazim Laçi, Myrto Uzuni dhe Jasir Asani, mbeten në një pikëpyetje për të ardhmen e tyre me Kombëtaren.

Gjithsesi, prania e tyre në eliminatoret e ardhshme do të varet jo vetëm nga forma individuale, por edhe nga zhvillimi i brezit të ri, i cili pritet të konkurrojë fort për një vend në listën e kuqezinjve.

LOJTARËT QË RREZIKOJNË

Ivan Balliu 34

Berat Gjimshiti 33

Elseid Hysaj 32

Arlind Ajeti 32

Naser Aliji 32

Thomas Strakosha 31

Qazim Laçi 30

Myrto Uzuni 30

Jasir Asani 30

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular