HomeLifestyleKaty Perry dhe Justin Trudeau më të dashuruar se kurrë, këngëtarja publikon...

Katy Perry dhe Justin Trudeau më të dashuruar se kurrë, këngëtarja publikon foton krah ish-kryeministrit kanadez

Advertismentspot_img

Këngëtarja 41-vjeçare Katy Perry publikoi një foto të re me ish-kryeministrin 54-vjeçar të Kanadasë, Justin Trudeau, me të cilin është në lidhje që prej verës.

Këngëtarja shpesh ndan momente të përbashkëta me partnerin e saj në rrjetet sociale.

Në imazhin e fundit, të ndarë me ndjekësit në Instagram, Perry dhe Trudeau shfaqen të buzëqeshur, ulur pranë njëri-tjetrit në një tryezë, duke mbajtur celularët në duar, me ekranet e drejtuara nga aparati fotografik.

Katy Perry (2)

Siç duket, çifti ka bërë një test në një aplikacion që përpiqet të përcaktojë moshën e një personi.

“Sa vjeç do të ishe nëse nuk do të dinit sa vjeç jeni?”, shkroi Katy Perry në përshkrimin e postimit.

Edhe pse thashethemet për një romancë mes Katy Perry dhe Justin Trudeau filluan të qarkullojnë në korrik, ata vendosën të bëjnë publike lidhjen e tyre në fund të tetorit, me një paraqitje të përbashkët në një kabaret në Paris për ditëlindjen e pop star-it.

Në dhjetor, ajo publikoi foton e tyre të parë në Instagram dhe që atëherë ndan vazhdimisht imazhe nga momentet e përditshme së bashku.

Justin Trudeau katy perry (3)
Justin Trudeau, Katy Perry (4)
Justin Trudeau, Katy Perry (2)
Katy Perry Justin Trudeau (1)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular