HomeBotaTrump i zhgënjyer më NATO-n, kritika dhe për liderët europianë dhe deklaron:...

Trump i zhgënjyer më NATO-n, kritika dhe për liderët europianë dhe deklaron: Irani duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit

Advertismentspot_img

Donald Trump ka lëshuar kritika të reja ndaj NATO, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos u vijnë në ndihmë vendeve të tjera anëtare të Aleancës në rast nevoje.

Ai e lidhi këtë qëndrim me reagimin e aleatëve për çështjen e nushticës së Ngushtica e Hormuzit, ndërsa njëkohësisht theksoi se operacioni ushtarak kundër Iran po ecën pozitivisht.

Gjatë një aktiviteti biznesi të mbajtur të premten në Miami, Trump deklaroi se SHBA mund të mos ndërhyjnë për të ndihmuar vendet e NATO-s nëse lind nevoja, duke shprehur pakënaqësi të fortë për qëndrimin e aleatëve në lidhje me ngushticën e Hormuzit.

Sipas tij, NATO “thjesht nuk ishte aty”, duke e cilësuar situatën si një “gabim të tmerrshëm” dhe duke lënë të kuptohet se i referohej kërkesës së tij, e cila nuk u pranua, që aleatët e SHBA-së të ofronin mbështetje ushtarake për sigurimin e lundrimit në këtë kalim strategjik.

“Shpenzojmë qindra miliarda dollarë çdo vit për NATO-n, qindra miliarda për t’i mbrojtur ata, dhe gjithmonë kemi qenë aty për ta. Por tani, duke parë veprimet e tyre, ndoshta nuk duhet të jemi, apo jo?” u shpreh ai në mënyrë retorike.

Ditët e fundit, Trump ka ashpërsuar tonet ndaj NATO-s, kryesisht përmes postimeve në platformën Truth Social, ku e ka cilësuar Aleancën si një “tigër prej letre” dhe ka sulmuar liderët e vendeve anëtare, duke i quajtur “frikacakë”

Ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA “do ta mbajnë mend” qëndrimin e aleatëve, një formulim që e përsëriti edhe gjatë një mbledhjeje të kabinetit.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia njoftuan më 19 mars se janë të gatshme të “kontribuojnë” në “përpjekje të përshtatshme” për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e prodhimit global të naftës në kushte normale.

Megjithatë, këto vende përjashtuan qartë çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në luftë, ndërsa deklarata përkatëse u nënshkrua edhe nga 27 qeveri të tjera.

Qarkullimi në ngushticë është paralizuar, çka ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në nivel global dhe ka shtuar shqetësimet në tregje.

Në fjalën e tij në Miami, përpara një audience të përbërë kryesisht nga drejtues kompanish dhe investitorë në kuadër të aktivitetit FII Priority, Trump theksoi sërish se lufta kundër Iranit, e cila po hyn në javën e pestë, po zhvillohet në mënyrë pozitive.

Presidenti amerikan u shfaq optimist për ecurinë e operacioneve ushtarake, pavarësisht shqetësimeve ndërkombëtare për përshkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik dhe ndikimin në tregjet globale të energjisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular