Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të moshuare ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë tek “Rruga e Elbasanit”.
Burime për X-Media bëjnë me dije se një automjet tip “Benz A Class” ka përplasur gruan teksa kalonte në vijat e bardha.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se e moshuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me ambulancë drejt spitalit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia pas aksidentit ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.







