Një moment i pazakontë gjatë fazës paraprake të konkursit Miss Grand Thailand 2026 është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një nga konkurrentet u përball me një incident të papritur në skenë.
Kandidatja Kamolëan Chanago, përfaqësuese e provincës Pathum Thani, ishte duke bërë prezantimin e saj kur fasetat dentare u liruan papritur dhe ranë.
Videoja, e cila po qarkullon gjerësisht online, tregon se si Chanago ndërpreu për pak çaste performancën, u kthye nga publiku për të hequr fasetat e dëmtuara dhe më pas u rikthye në skenë.
Pavarësisht situatës së sikletshme, ajo ruajti qetësinë dhe profesionalizmin, duke vijuar ecjen dhe duke realizuar pozën përfundimtare me buzëqeshje.







