Autoritetet në Egjipt kanë urdhëruar mbylljen e dyqaneve, restoranteve dhe qendrave tregtare në orën 21:00, si pjesë e masave emergjente për kursimin e energjisë.

Siç shihet edhe në këto foto, rrugët janë zhytur në errësirë pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja.
Masat e cilësuara si “të jashtëzakonshme” nga qeveria egjiptiane përfshijnë gjithashtu reduktimin e ndriçimit publik dhe fikjen ose zbehjen e reklamave ndriçuese përgjatë rrugëve.
Këto kufizime synojnë të ulin konsumin e energjisë në një periudhë të ndjeshme për rajonin, ndërsa autoritetet përpiqen të menaxhojnë burimet dhe të shmangin mungesat e mundshme.










