HomeKronikeKërcënohet sërish pronari i MCN Endri Meksi, persona me maska hyjnë në...

Kërcënohet sërish pronari i MCN Endri Meksi, persona me maska hyjnë në Tv dhe tentojnë ta rrahin!

Advertismentspot_img

Pas sulmit të bërë ndaj tij në 10 Mars ku u kërcënua nga disa persona të maskuar, Endri Meksi është vendosur sërish në “shënjestër” të kërcënimeve. Në po të njëjtën formë, njerëz të veshur me maska kanë hyrë sërish në ambientet e MCN Tv, televizionit ku ai është pronar dhe kanë tentuar kësaj rradhe ta dhunojnë, jo vetëm ta kërcënojnë.

Në një kohë që ngjarja e parë hetohet zyrtarisht , të njëtët njerëz me maska përsërisin të njëtën ngjarje të paprecedentë.

Kjo është bërë e ditur nga gazetari Feridand Dervishi përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ku ndër të tjera  ka shkruar: “Kërcënohet sërish pronari i MCN.  Shteti hesht, i gjithi Per se dyti njerez me maska futen ne ambientet e tv MCN dhe tentojne te dhunojne, apo me keq akoma, pronarin Endri Meksi. Pra, nderkohe qe ngjarja e pare, e dates 10 mars 2026, hetohet zyrtarisht, nderkohe qe njerezit me maska presupozohet te ndiejne peshen e hetimit dhe kerkimit nga policia, ngjarja perseritet.”

Kujtojmë se në 10 Mars u raportua që Endri Meksi është kërcënuar nga disa persona të maskuar.

Ka qenë vetë Meksi i cili ka depozituar një kallëzim pranë Policisë së Shtetit ku dhe ka bërë me dije se rreth orës 23:00, pranë godinës së televizionit është afruar një automjet tip “Audi” i bardhë, nga i cili kanë zbritur tre persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas tij këta shtetas, të cilët nuk ka arritur t’i identifikojë, pasi e kanë kërcënuar janë larguar me shpejtësi.

Pas kallëzimit të bërë, policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe sistemin e kamerave të vetë televizionit, në përpjekje për të identifikuar autorët.

Nga këqyrja paraprake e pamjeve të sigurisë rezulton se automjeti tip Audi i bardhë është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular