HomePolitikeEMRI/Zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike dega Elbasan

EMRI/Zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike dega Elbasan

Advertismentspot_img

a përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan.

Në përfundim të numërimit të votave, Alis Narazani është shpallur fitues me 477 vota, duke marrë kështu drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Elbasan.

Një figurë e re në politikë dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025, Narazani arriti të sigurojë mbështetjen më të madhe me një platformë të fokusuar në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe ringritjen e vlerave të së djathtës.

Pas tij renditet Sokol Shkëlzeni me 319 vota, aktualisht sekretar politik i PD-së në Elbasan, i cili zhvilloi një garë të fortë duke u mbështetur në eksperiencën e tij të gjatë në strukturat e partisë.

Ndërsa Durim Çekrezi, kryetari i komanduar i degës, mori 249 vota, duke synuar vijimësinë dhe konsolidimin e strukturave ekzistuese.

Në këtë garë morën pjesë gjithashtu edhe Elior Vila, pedagog, i cili siguroi 88 vota, me një platformë për hapje dhe transparencë më të madhe të partisë, si dhe Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, e vetmja grua në këtë garë, që mori 66 vota, duke theksuar përfshirjen e të rinjve dhe grave në politikë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular