Nga Arben Cejku
Romani “MINISTRI” i shkrimtarit Ahmet Prençi, është një vepër e shkëlqyer letrare, e cila do ta trondisë akoma më shumë opinionin publik shqiptar, në këtë periudhë të katarsisit moral dhe politik!
Ky “Ministër” do të diskutohet gjatë në Shqipëri …
Sado fantazi prej krijuesi të përdoret në këtë prozë, vepra vjen para lexuesit si dëshmi e qartë e fakteve të abuzimit me pushtetin dhe si një mesazh i fortë për nevojën e një vetingu real në politikën shqiptare.
Romani është shkruar paralelisht me zhvillimet e dy viteve të fundit në politikë dhe në qeverisjen e vendit, prandaj në shumë episode, duket sikur takohemi me personazhe që i shohim nëpër kronikat e lajmeve dhe në debatet publike.
Natyrisht, çfarëdo që të them është një këndvështrim subjektiv i imi, por jam i sigurtë se lexuesit do ta kuptojnë më qartë, se cilat figura politike ka patur si model autori në gdhendjen artistike të personazheve letrare të kësaj vepre.
Ky roman, i shkruar me një stil të konsoliduar artistik të autorit, vjen me një ngarkesë mesazhesh të forta politike dhe intelektuale, duke lënë hapur shtegun e interpretimeve.
Ashtu si edhe me “Brenga e Prokurorit”, “Në emër të gjakut”, ky roman e radhit autorin tek ai grup shkrimtarësh bashkëkohorë, të cilët nuk bëjnë letërsi për hir të letërsisë, por krijojnë vepra në dobi të shoqërisë dhe transformimit të saj!
Duhet kurajo patriotike, formim intektual, eksperiencë profesionale dhe patriotizëm prej shtetari, për të drejtuar gishtin drejt plagëve të tranzicionit tonë 35 vjeçar, siç bën Ahmet Prençi me krijimtarinë e tij.
Ministri”, përveçse për autorin, sigurisht që do të sjellë arritje edhe për Shtepia Botuese Mediaprint e cila e sjellë atë në një formë artistike të përsosur.
Urime dhe suksese të mëtejshme mikut tim Ahmet Prençi dhe botueses Elda Vela!







