HomeAktualitetIsh-drejtuesi Ahmet Prençi vlerëson kreun e ri të Policisë së Shtetit, Skënder...

Ish-drejtuesi Ahmet Prençi vlerëson kreun e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hitën: U gëzova për emërimin e tij! Ka cilësi të rralla dhe jam i bindur se do bëjë ndryshimin

Advertismentspot_img

Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe prej vitesh publicist, ka reaguar për zgjedhjen e Skënder Hitës nga Këshilli i Ministrave, për postin e Kryepolicit të Shqipërisë.

Ai thotë se e ka ndjekur rrugëtimin e Hitës që në hapat e parë si një oficer i ri dhe thekson se gjatë karrierës ka dëshmuar cilësi të rralla: inteligjencë, maturi, vendosmëri dhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie institucionale.

“U gëzova sinqerisht për emërimin e Z. Skënder Hitaj si Drejtor i Përgjithshëm i Policia e Shtetit. Është përzgjedhur një nga emrat më të spikatur të kësaj strukture, një profesionist me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, integritet dhe rezultate konkrete”, shkruan ai.

Skënder Hita është bërë pjesë e Policisë së Shtetit pak pas të 20-tave dhe prej dy dekadash e gjysmë vazhdon karrierën me integritet dhe profesionalizëm të lartë, duke mbajtur detyra të rëndësishme kryesisht në luftën kundër krimit, raporton newsbomb.al.

Ahmet Prençi thotë me bindje se nën drejtimin e Skënder Hitës, Policia e Shtetit do të jetë më pranë qytetarëve dhe sigurisht në shërbim të tyre.

“Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të forcojë më tej profesionalizmin, besueshmërinë dhe autoritetin e saj në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. I uroj suksese dhe urimet më të përzemërta në këtë detyrë të vështirë, por njëkohësisht fisnike, në shërbim të shtetit dhe shoqërisë”, përmbyll ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fprenci.ahmet%2Fposts%2Fpfbid0zPNfq9gBon3Pk8aAQus3YZ8tvfWvqUtEZ5X1fEqwpRh1eEwjh1EncQRrFoVZkDbQl&show_text=true&width=500

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular