HomeAktualitetNjeriu i parë në Hënë pas 53 vjetësh/ NASA nis numërimin mbrapsht,...

Njeriu i parë në Hënë pas 53 vjetësh/ NASA nis numërimin mbrapsht, “Artemis II” gati për nisje të mërkurën

Advertismentspot_img

NASA ka nisur numërimin mbrapsht për të dërguar njeriun e parë në Hënë pas 53 vjetësh.

Raketa Space Launch System, e lartë sa 32 kate, është gati të niset drejt hapësirës të mërkurën në mbrëmje me katër astronautë bord. Pas një dite në orbitë rreth Tokës, kapsula e tyre Orion do t’i çojë drejt Hënës dhe do t’i kthejë ata mbrapsht.

Fluturimi afro 10-ditor do të përfundojë me një ulje në Oqeanin Paqësor.

“Ekipi ynë ka punuar jashtëzakonisht shumë për të mbërritur në këtë moment,” tha drejtori i nisjes Charlie Blackwell-Thompson. “Sigurisht, të gjithë treguesit tani na tregojnë se jemi në gjendje të shkëlqyer.”

Menaxherët thanë se raketa po funksionon mirë pas raundeve të fundit të riparimeve, ndërsa parashikuesit e motit thanë se moti duhet të bashkëpunojë.

Misioni Artemis II i NASA-s duhej të kishte nisur në shkurt, por u bllokua nga rrjedhjet e hidrogjenit. Rrjedhjet u rregulluan, por më pas një linjë presioni me helium u bllokua, duke detyruar kthimin në hangar në fund të muajit të kaluar. Raketa u kthye në sheshin e nisjes 1 javë e gjysmë më parë, dhe ekuipazhi amerikano-kanadez arriti në vendin e nisjes të premten.

Ndryshe nga Apolloja, e cila dërgoi vetëm burra në Hënë nga 1968 deri në 1972, ekuipazhi i parë i Artemisit përfshin një grua, një person me ngjyrë dhe një qytetar jo-amerikan.

Piloti i Artemis II, Victor Glover, tha gjatë fundjavës se dëshiron që të rinjtë t’i shohin dhe të mendojnë për forcën e vajzave. “Djemtë dhe vajzat e reja me ngjyrë mund të më shohin dhe të mendojnë ‘Hej, ai duket si unë dhe shiheni se ku është???'”

Në të njëjtën kohë, Glover, i cili është person me ngjyrë pret me padurim ditën kur nuk do të jetë më nevojshme të flitet për çështjet e identitetit dhe eksplorimi i kozmosit të bëhet një “histori njerëzore” gjithëpërfshirëse. /AP News

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular