Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, pritet të rikthehet në burg vetëm 7 muaj pas lirimit të tij. Sipas informacioneve, pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 2 vite burg i cili ulet në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar për tjetërsimin e një prone në Livadhë, SPAK ka kryer llogaritjet e kohës së qëndrimit në paraburgim. Nga këto llogaritje, ka rezultuar se Goro duhet të shlyejë edhe 6 muaj e 10 ditë burg të mbetura.
Prokurori Elvin Gokaj ka nxjerrë të hënën urdhrin e ekzekutimit i cili ende nuk është zbatuar nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, mbrojtja e ish-kryebashkiakut ka reaguar menjëherë duke depozituar një kërkesë për revokimin e urdhrit të ekzekutimit.
Pretendohet se Goro e ka shlyer tashmë dënimin e plotë përmes kohës së kaluar në paraburgim. Kërkesa synon pezullimin e rikthimit të tij në qeli deri në sqarimin e plotë të llogaritjeve.
Jorgo Goro u liria nga qelia në gushtin e kaluar, pasi vuajti 17 muaj dënim për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë në Gjilekë.
Për çështjen e dytë, atë të tokës në Livadhë, e cila mori formë të prerë në Apelin e GJKKO-së, Goro është gjykuar në gjendje të lirë, pa masë sigurie.







