HomeKronikeMakina nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, aksidenton mjetin e policisë!...

Makina nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, aksidenton mjetin e policisë! Dy efektivë të plagosur! Pamjet e aksionit

Advertismentspot_img

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës është shoqëruar me ndjekje dhe përplasje, duke lënë të plagosur dy efektivë policie.

Sipas të dhënave paraprake, policia ka tentuar të ndalojë një automjet, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke u larguar me shpejtësi.

Ndjekja ka vijuar në disa lagje të qytetit dhe ka përfunduar në Bulevardi Ismail Qemali, ku forcat e policisë kishin organizuar një tjetër pikë bllokimi.

Gjatë ndërhyrjes, një automjet policie që ishte pozicionuar për të ndaluar makinën tip “Golf” është përplasur, duke shkaktuar lëndimin e dy efektivëve.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular