HomeBotaAvioni ushtarak rus rrëzohet në Krime, ndërrojnë jetë të 29 personat në...

Avioni ushtarak rus rrëzohet në Krime, ndërrojnë jetë të 29 personat në bord

Advertismentspot_img

Rrëzohet avion ushtarak rus në Krime, 29 viktima. Një avion transporti ushtarak i tipit Antonov An-26 është rrëzuar gjatë një fluturimi mbi Krime, territor i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Lajmi është raportuar nga TASS, e cila citon një burim nga Ministria e Mbrojtjes ruse. Sipas të dhënave paraprake, kontakti me avionin është humbur rreth orës 18:00 me orën lokale, ndërsa ekipet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Në bord ndodheshin 29 persona, përfshirë 6 anëtarë ekuipazhi dhe 23 pasagjerë. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të mbijetuar.

Sipas informacioneve fillestare, nuk ka indicie që avioni të jetë goditur nga sisteme kundërajrore të Ukrainë. Hetuesit po shqyrtojnë si shkak më të mundshëm një defekt teknik, megjithëse detaje të tjera nuk janë bërë ende publike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular