Një lajm i trishtë është bërë me dije nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili njofton se ka humbur vëllain e tij, Ermalin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Korreshi i cili përmes një postimi të bërë në rrjet ka bërë publike ndarjen nga jeta të vëllait të tij.
“Te Allahut jemi dhe tek ai do shkosh, por ikja jote eshte e pabesueshme vllai im! Qofsh i Xhenetit Kampion!” shkroi Korreshi krahaa fotos ku shfaqet ai së bashku me vëllain e tij, Ermalin.








