HomeKultureVIDEO e aktivitetit/Bashkim Hoxha takim për krijimtarinë e tij në Qendrën Kulturore,...

VIDEO e aktivitetit/Bashkim Hoxha takim për krijimtarinë e tij në Qendrën Kulturore, filozofike Akropoli i Ri në Shkup

Advertismentspot_img

Botimet e Bashkim Hoxhës vazhdojnë të kenë vëmendje gjithëandej në botën dhe në trojet shqiptare si dhe kudo ku gjendet emri shqiptar. Si një personalitet i letrave shqipe, nje shkrimtar i dashur ai është thirrur në disa takime letrare. Këtë fundjave z.Hoxha ishte ne Maqedoni.
Në nje status ne FB Bashkim Hoxha do te shkruante: -“
Në AKROPOLIN E RI në 60 vende të botës flitet për filozofinë. Ishte interesante dhe mbresëlënëse mënyra se si e kundruan krijimtarinë time pasionantët e filozofisë në Qendra kulturore, filozofike Akropoli i Ri ne Shkup.  Një mbrëmje për të mos e harruar”.
Në ambientet e qendrës AKROPOLIN E RI  u zhvillua një takim i veçantë letrar, i mbushur me reflektim, dialog dhe frymëzim artistik, në praninë e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, Bashkim Hoxha.
Përmes leximeve të përzgjedhura dhe diskutimeve të thella mbi dimensionet filozofike të krijimtarisë së tij, si dhe një bashkëbisedimi të hapur me publikun, ky event krijoi një hapësirë autentike për shkëmbim idesh dhe përjetim intelektual.
Një falënderim i veçantë shkon për mikun e qendrës sonë, Fitim Hoxha, i cili bëri të mundur realizimin e këtij takimi kaq të vlefshëm. Ju ftojmë të ndiqni disa nga momentet më të veçanta të këtij eventi përmes fotografive të mëposhtme
”- shkruhet nga Qendra Kulturore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular