HomeKronikeDosja “Partizani”/Kërkesa e çiftit Malltezi për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara...

Dosja “Partizani”/Kërkesa e çiftit Malltezi për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK, ja data kur pritet vendimi

Advertismentspot_img

Gjykata e Posaçme ka vendosur datën 7 prill për t’u shprehur mbi kërkesën e paraqitur nga çifti Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara më herët nga SPAK për llogari të dosjes “Partizani”.

Prokurorja e Posacme, Enkeleda Millonai, gjatë seancës së sotme u shpreh se Jamarbër Malltezi zotëron edhe prona të tjera që nuk janë sekuestruar dhe nuk ka sjellë asnjë provë që të tregojë pamundësi paguese.

Ndërkohë, Jamarbër Malltezi deklaroi në sallë se gjyqi ndaj tij dhe pasurive të tij është një “luftë klasash”.

Avokati i tij, Klodian Skënderaj, tha se tejzgjatja e sekuestrimit të pasurive i shkakton ndikim të rëndësishëm situatës financiare dhe familjare të klientit të tij, duke shtuar se një ekstrakt i depozituar tregon se llogaritë e tij janë zero.

Megjithatë, prokurorja Millonai theksoi se zbrasja e llogarive nuk do të thotë që Malltezi ka pamundësi financiare.

Në gjyqin ndaj dosjes Partizani, prokuroria po lexon përgjigjet e saj ndaj kërkesave të mbrojtësve ligjorë.

Sa i takon kërkesës për të thirrur kryeministrin Edi Rama në gjyq prokuroria tha se do t’i lihet në vlerësim të gjykatës nëse është e nevojshme thirrja e tij apo jo.

Prokuroria Millonai: Kërkojmë mos pranohet edhe kërkesa për thirrjen e Irena Gjokës. Nuk kanë lidhje me objekt akuzat. Malltezi kërkon të merren si provë edhe deklarat e tij nëpër portale apo emisione por kërkojmë te mos pranohet nga Gjykata se nuk kane idhje me faktet penale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular