HomeUncategorized"Ende e kujton shuplakën që i dha Brigitte", Trump thotë se Macronin...

“Ende e kujton shuplakën që i dha Brigitte”, Trump thotë se Macronin e keqtrajton bashkëshortja!

Advertismentspot_img

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë ka folur lidhur me homologun e tij francez, Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj luftës me Iranin.

Lideri amerikan përsëriti se lufta do të vazhdojë për 2-3 javë të tjera. Duke iu referuar qëndrimit të aleatëve të SHBA-së në NATO, presidenti amerikan fillimisht tha se nuk kishim nevojë për ta, por ai u kërkoi ndihmë gjithsesi.

Ai shtoi se kontaktoi edhe Francën teksa më pas theksoi se Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij dhe se ende e kujton shuplakën që i dha ajo.

Presidenti amerikan po i referohej videos së majit 2025, në të cilën Brigitte Macron dukej duke e qëlluar presidentin francez pak para se të zbrisnin nga avioni presidencial në Vietnam.

“I thashë, Emmanuel, do të donim të kishim ndihmë në Gjirin Persik, edhe pse kemi një rekord të shkatërrimit të të këqijve dhe raketave balistike. Do të donim të kishim ndihmë. Nëse mundesh, a mund të dërgosh anije menjëherë?’ Ai më tha, ‘Jo jo jo, nuk mund ta bëjmë këtë, Donald. Mund ta bëjmë këtë pasi të fitohet lufta’, dhe unë i thashë, ‘Jo jo, nuk kam nevojë për të pasi të fitohet lufta, Emmanuel’”, tha Trump ndër të tjera.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular