Gjatë një interviste, gazetarja dhe prezantuesja Claudia Conte deklaroi se “nuk mund ta mohojë” ekzistencën e një lidhjeje me Piantedosin, i cili është i martuar me prefekten e Grossetos. Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat rikujtuan se Conte u emërua në shkurt këshilltare në një komision parlamentar për sigurinë dhe problematikat urbane
Pas publikimit të lajmit, partia e kryeministres Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia, konfirmoi mbështetjen e plotë për Piantedosin, duke theksuar se këshilltarët e komisioneve parlamentare nuk përfitojnë pagesë për rolin e tyre.
Megjithatë, analistë të ndryshëm kanë bërë krahasime me rastin e ish-ministrit të Kulturës Gennaro Sangiuliano, i cili u detyrua të japë dorëheqjen vitin e kaluar pas publikimit të një lidhjeje jashtëmartesore me influencuesen Maria Rosaria Boccia.







