Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, pritet të zhvillojë një vizitë në SHBA për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington javën e ardhshme.

Vizita vjen pasi Trump deklaroi se po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, duke shtuar presionin mbi aleancën ushtarake perëndimore.
Presidenti amerikan ka shprehur zemërim ndaj vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën, të cilat nuk kanë mbështetur operacionet ushtarake të SHBA-së kundër Iran. Ai e cilësoi aleancën si një “tigër prej letre” dhe paralajmëroi se tërheqja e SHBA-së nga traktati i mbrojtjes është tashmë “jashtë rishqyrtimit”.
Nga ana tjetër, aleatët evropianë janë treguar të rezervuar për t’u përfshirë në konflikt, duke shprehur shqetësime për mungesën e objektivave të qarta nga SHBA dhe Izraeli, si dhe për mungesën e konsultimeve paraprake.
Një zëdhënës i Rutte theksoi se vizita në Uashington ishte planifikuar prej kohësh, por ajo zhvillohet në një moment kritik për partneritetin perëndimor.







