Ashtu siç kishin paralajmëruar pak javë më parë për bojkot të mësimit, pedagogët e Universitetit të Arteve e bënë fakt këtë vendim gjatë së enjtes. Ky hap vjen pas moszbatimit të vendimit të Senatit Akademik për dhënien e titujve.
Bojkoti mësimor u mbështet edhe nga Sindikata e Pedagogëve të Shqipërisë.
Pedagogë të shumtë të Universitetit të Arteve kanë mbetur në pozicionin si “asistent-lektorë”, ndërkohë që, bazuar në vendimin e qeverisë, përcaktohet që ekspozitat, koncertet, operat dhe projektet skenike të vlerësohen si ekuivalente me artikujt shkencorë, në mënyrë që ata të marrin titujt akademikë.







