HomeEkonomiPërmbyllet me sukses projekti ndërkombëtar “1FUTURE – Joined for Sustainability: Building Climate...

Përmbyllet me sukses projekti ndërkombëtar “1FUTURE – Joined for Sustainability: Building Climate Resilient Communities in Western Balkans and EU”

Advertismentspot_img

Projekti “1FUTURE – Joined for Sustainability: Building Climate Resilient Communities in Western Balkans and EU” u përmbyll me sukses përmes aktivitetit final të zhvilluar në datat 26 dhe 27 Mars 2026 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në rolin e institucionit koordinator dhe pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, në rolin e institucionit partner në projekt.

Aktiviteti përmbyllës mblodhi një konsorcium të gjerë partnerësh nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, duke reflektuar një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve akademike, sektorit të biznesit dhe institucioneve publike. Në këtë projekt kanë qenë të përfshira universitete dhe institucione prestigjioze si: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Luarasi në Shqipëri, Universiteti i Tuzlës dhe Kolegji Universitar CEPS në Bosnje dhe Hercegovinë, Universiteti i Malit të Zi në Malin e Zi, si dhe partnerë evropianë si Universiteti i Lundit në Suedi, Universiteti i Eberswalde për Zhvillim të Qëndrueshëm në Gjermani, Universiteti IUAV i Venecias në Itali, Universiteti i Novi Sadit në Serbi dhe Universiteti “Ss. Cyril and Methodius” në Maqedoninë e Veriut.

Krahas partnerëve akademikë, projekti ka përfshirë edhe një rrjet të rëndësishëm partnerësh jo-akademikë, përfshirë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, INCA – Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Agjencinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (NASRI), si dhe organizata dhe shoqata profesionale nga rajoni, të cilat kanë luajtur një rol kyç në lidhjen midis akademisë dhe sektorit të biznesit.

Partneriteti është ndërtuar mbi një qasje multidisiplinare, duke bashkuar ekspertiza në fusha si ndryshimet klimatike, menaxhimi i riskut dhe zhvillimi i qëndrueshëm, me synimin për të krijuar një ndikim afatgjatë në rajon dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet arsimit, kërkimit dhe industrisë.

Një nga rezultatet më të rëndësishme dhe të qëndrueshme të projektit është krijimi i platformës digjitale 1Future, e cila shërben si një hapësirë bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, bizneseve dhe aktorëve publikë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive, zhvillimin e ideve inovative dhe ndërtimin e partneriteteve afatgjata.

Platforma u bën thirrje bizneseve të regjistrohen në faqen https://www.1future-platform.com/ dhe të paraqesin nevojat e tyre konkrete për kërkim, inovacion dhe praktika studentore, duke krijuar mundësi të drejtpërdrejta bashkëpunimi me universitetet dhe studiuesit në funksion të zgjidhjeve praktike dhe të qëndrueshme.

Gjatë zbatimit të projektit, një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të kapaciteteve përmes trajnimeve për stafin akademik dhe doktorantët, organizimit të kurseve intensive dhe leksioneve ndërkombëtare, si dhe përfshirjes aktive të studentëve në projekte praktike dhe kërkimore në bashkëpunim me biznesin.

Projekti është bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe biznesit në rajon.

Për më shumë informacion mbi partnerët dhe aktivitetet e projektit, vizitoni faqen zyrtare: https://1future.feut.edu.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular