HomeAktualitetVIDEO- NASA nis misionin historik Artemis II drejt Hënës pas afro 50...

VIDEO- NASA nis misionin historik Artemis II drejt Hënës pas afro 50 vitesh

Advertismentspot_img

Në orët e para të mëngjesit të 2 prillit, NASA realizoi me sukses nisjen e misionit të shumëpritur Artemis II, duke shënuar një moment historik për njerëzimin dhe rikthimin e fluturimeve me ekuipazh drejt Hënës pas rreth 50 vitesh.

Misioni, që do të zgjasë afërsisht 10 ditë, transporton katër astronautë në një udhëtim rrethor drejt satelitit natyror të Tokës dhe kthimin e tyre në Tokë, duke hapur një kapitull të ri në eksplorimin e thellë të hapësirës.

Sipas njoftimit zyrtar të NASA-s, pak minuta pas ngritjes së raketës, anija kozmike u vendos me sukses në orbitë rreth Tokës. Rreth tetë minuta pas lëshimit, kapsula Orion u shkëput sipas planit nga raketa gjigante Space Launch System (SLS), e cila e transportoi drejt hapësirës.

Ekuipazhi përbëhet nga tre astronautë amerikanë dhe një kanadez, të cilët fillimisht do të qëndrojnë në orbitë tokësore për të kryer një sërë testesh teknike. Më pas, gjatë ditës, pritet të nisin udhëtimin drejt Hënës, në një distancë prej rreth 384 mijë kilometrash nga Toka.

Ky destinacion është rreth një mijë herë më i largët se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, duke e bërë misionin një hap të rëndësishëm drejt eksplorimeve më të avancuara hapësinore në të ardhmen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular