Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, inspektuan sot ecurinë e punimeve në gjimnazin “Sulejman Elezi” në Laknas.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar se objekti i ri arsimor, i 44-ti në këtë bashki, pritet të hapë dyert së shpejti për rreth 800 nxënës të zonës.
“Në afro 7 vite bashkia Kamëz ka arritur të realizojë 44 objekte arsimore, çerdhe, kopësht dhe shkolla. Bashkia Kamëz është një shembull për tu marrë në investimet e saj”.
Ky investim është realizuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, përmes institucionit financiar KfW, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë e rajonit.
Ky është një investim i rëndësishëm i Qeverisë Gjermane, realizuar përmes KfW, që kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë.







