Në mjediset e gjimnazit “Siri Shapllo” u zhvillua një forum i hapur në kuadër të projektit EU4EduGovRegAL, me pjesëmarrjen aktive të Parlamentit të Nxënësve, mësuesve dhe nën kujdesin e Drejtorisë Arsimore dhe drejtuesve të shkollës.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPS), institucioni që garanton mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave themelore në epokën dixhitale.
Pse është kaq e rëndësishme kjo fushë?
Në një botë ku çdo veprim online lë gjurmë, mbrojtja e të dhënave nuk është më thjesht çështje teknike, është një çështje dinjiteti, lirie dhe demokracie.
Bashkimi Europian është sot lider botëror në mbrojtjen e të dhënave, duke vendosur standarde globale përmes politikave dhe rregulloreve që:
mbrojnë privatësinë e qytetarëve
kufizojnë abuzimin me informacionin personal
garantojnë transparencë dhe llogaridhënie institucional
Përmes këtij forumi, nxënësit u njohën jo vetëm me institucionet e BE-së, por edhe me të drejtat e tyre në epokën digjitale dhe rolin e tyre si qytetarë të informuar.
Edukimi mbi mbrojtjen e të dhënave dhe qeverisjen e mirë fillon që në shkollë, sepse e ardhmja europiane ndërtohet me dije dhe ndërgjegjësim.
#EuropeanCommission#EU4EduGovRegAL #EDPS#MbrojtjaETeDhenave#Privacy#Edukimi#SiriShapllo #eurajonet.al#Rinia#Uogjj#JeanMonnet







