HomeAktualitetPolicia italiane arreston 42-vjeçarin shqiptar, kërcënonte me vdekje pronarët e një lokali

Policia italiane arreston 42-vjeçarin shqiptar, kërcënonte me vdekje pronarët e një lokali

Advertismentspot_img

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi kërcënonte vazhdimisht pronarët e një lokali pranë stacionit të trenit.

Sipas autoriteteve, shqiptari kishte qenë më parë objekt i kontrolleve të Karabinierëve, por së fundmi pronarët e barit u ankuan se ai i kishte kërcënuar deri edhe me vdekje. Për këtë arsye, Gjykata e Asti vendosi që ai të mos i afrohej pronarëve më shumë se 1 mijë metra.

Megjithatë, shqiptari e shkelte rregullisht këtë urdhër dhe vazhdonte të vizitonte lokal, duke detyruar autoritetet të ndërhynin. Ai u arrestua pas disa shkeljeve të përsëritura të masës së ndalimit.

Pas arrestimit, Gjykata e Astit urdhëroi masën e paraburgimit, ndërsa pozicioni i tij aktual po shqyrtohet nga Autoriteti Gjyqësor, i cili do të vlerësojë të gjitha veprimet e tij gjatë gjykimit të mëtejshëm.

Policia ka theksuar se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të garantuar sigurinë e pronarëve dhe të qytetarëve të tjerë në zonë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular