HomeLifestyle“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht”- Romancë...

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht”- Romancë me këngëtaren italiane Elodie? Kush është balerina shqiptare

Advertismentspot_img

Thashethemet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po forcohen gjithnjë e më shumë, pas postimeve të fundit në rrjetet sociale që kanë ndezur interesin e fansave.

Fotot e publikuara nga Elodie, ku ajo shfaqet pranë 23-vjeçares në momente intime dhe relaksuese, veçanërisht ato në pishinë, janë interpretuar nga publiku si një konfirmim jozyrtar i marrëdhënies së tyre.

Imazhet, disa prej tyre provokuese, u bënë virale brenda pak orësh. Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të qartë publike, afrimiteti i dukshëm ka nxitur reagime të shumta online dhe diskutime të gjera mes fansave.

elodie franceska nuredini

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Nuredini foli për raportin me këngëtaren italiane, duke e përshkruar si një lidhje që “shkon përtej skenës”.

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht. Në skenë, u ndjeva e lirë të isha vërtet vetvetja, gjë që nuk është gjithmonë e garantuar,” u shpreh ajo.

Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, mbetet ende pa një etiketë zyrtare. Megjithatë, heshtja e tyre duket se vetëm sa e shton kuriozitetin, ndërsa fansat vazhdojnë të analizojnë çdo postim dhe dalje publike.

elodiee

Françeska Nuredini është një balerinë profesioniste 23-vjeçare me prejardhje shqiptare, e cila është bërë një nga fytyrat më të njohura të trupës së vallëzimit që shoqëroi Elodie-n në turneun e saj të fundit.

eloide franceska nuredini

Ajo e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël, duke e kthyer pasionin për vallëzimin në profesion pas viteve intensive trajnimi.

Gjatë karrierës së saj, ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës italiane si J-Ax dhe Sfera Ebbasta. Sipas raportimeve, marrëdhënia e saj me Elodie mund të ketë nisur në fund të vitit 2025, gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta në Tajlandë, ku afrimiteti mes tyre u bë gjithnjë e më i dukshëm. Për Nuredinin, vallëzimi nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e rastësishme.

elodie (11)

“E doja, më erdhi natyrshëm,” tregon ajo, duke kujtuar vitet kur shkolla e vallëzimit u bë e gjithë bota e saj për shtatë vite me radhë.

img_0304-1024x811
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular