Ka ndërruar jetë drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani. Mësohet se Llabani qëndroi shtruar në spital për gati dy muaj, për shkak të hemorragjie cerebrale.
Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar, kur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT. Një muaj më vonë, Llabani u transferua për mjekim më të specializuar në Itali, pas kërkesës së familjarëve.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Pwrgjithshme e Burgjeve. Përmes një mesazhi prekës, institucioni vlerësoi kontributin e tij të palodhur dhe vlerat e rralla njerëzore që e karakterizonin.
“Lamtumirë, Etmond! Pas një beteje të vështirë me shëndetin, kolegu ynë i nderuar, ish- drejtori i komanduar në IEVP Durrës Etmond Llabani u largua përgjithmonë nga kjo botë, por kujtimi i tij do të jetojë tek të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Etmondi ishte një njeri me vlera të çmuara njerëzore, i dashur e kudogjendur për të dhënë kontributin e tij, një koleg i palodhur e mbi të gjitha një baba i dashur e i përkushtuar. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqve e shokëve dhe kolegëve të tij








