nga Bislim Ahmetaj
Në politikën shqiptare, PD dhe PS shpallin hapje, por praktikisht përjashtojnë çdo zë kritik.
PS e përdor hapjen si diversion, duke blerë eksponentë të PD-së, ndërsa brenda saj hesht dhe vret çdo mendim ndryshe.
PD, nga ana tjetër, ka nevojë jetike për hapje, por mbetet në slogane boshe, ne kerkim te armiqve te brendshem, pa dëgjuar zerin kumbues te bazës, apo qofte edhe heshtjen e saj.
Ironia është se partitë flasin për përfshirje, por praktikisht ushtrojnë përjashtim.
Demokracia nuk është dhuratë e elitave, por e drejtë e njerëzve. Vetëm kur zëri i bazës respektohet, hapja merr kuptim.
Pushteti nuk mbijeton vetëm nga shumica, por edhe nga qëndrimi i pakicës ndaj saj.
Shihemi se shpejti.







