Sipas raportimeve të Fox News, oficeri amerikan i sistemit të armëve (WSO) që ishte i zhdukur në Iran demonstroi aftësi të jashtëzakonshme mbijetese para se të shpëtohej. Oficeri dyshohet se ngjiti një kodër malore dhe qëndroi i fshehur aty për rreth 48 orë.
Raportohet se ai përdori një mënyrë të koduar komunikimi ose aktivizoi një sinjal lokalizimi, duke lehtësuar gjetjen e tij nga forcat amerikane.
Presidenti Donald Trump e përshkroi kështu ngjarjen në një postim: “Ky luftëtar i guximshëm ndodhej pas linjave armike, në malet e rrezikshme të Iranit, ndërsa ndiqej nga armiqtë tanë. Nuk ishte kurrë me të vërtetë vetëm.”







