Ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ishte pasditen e sotme për një intervistë në “Kjo Javë”.
Oketa foli ndër të tjera edhe për situatën aktuale në Partinë Demokratike.
Sipas tij, Berisha në dallim nga vitet kur drejtonte PD-në në opozitë përballë Fatos Nanos, kësaj here nuk ka si synim pushtetin apo rikthimin si kryeministër. Për Oketën, tashmë Berisha ka objektiv vetëm, të jetë kreu i PD-së.
Nga ana tjetër, duke folur për lëvizjen e Salianjit, ai nuk shikon asgjë të keqe aty, teksa përjashtimet nga anëtarësia e PD-së të disave që i janë bashkuar mbledhjeve të Salianjit, i shikon si absurde.
Për të, ashtu siç e përcakton statuti i 11 dhjetorit, lëvizja e Salianjit mund të konsiderohet si fraksion.
Oketa: Të presësh që zoti Berisha ta drejtojë sot PD-bë ndryshe nga më parë gjkoj që gabimi i parë është te i dhe jo Berisha. Berisha është ai që është qoftë për karrierën politike, moshës, nuk është duke shkuar drejt 40-ave por 80 -ave. Nuk ka një stil ndryshe nga sa ka pasur më parë. Ajo që e dallon Berishën sot nga Berisha në 2003, në perceptimin tim nuk synon më pushtetin por kryetarit të PD-së në opozitë. Pasi në situatën aktuale… kam shprehur rezervat e mia kur filloi lëvizja kur Basha e përjashtoi. Isha pro largimit të BAsëhs kur humbi zgjedhjet. Siç isha pro largimit të zotit Basha, nuk është mesazhi i duhur për politikën shqiptare brezat e rinj, rikthimi i zotit Berisha. Shumicës së anëtarësisë mendonin se rikthimi i Berishës do i bënte fitimtarë. Duhen dëgjuar numrat.
Zoti Berisha është aksioneri kryesor i PD-së, por nuk ka aksione që ta sjellë në pushtet.
E shoh angazhimin politik si stafetë brezash. Ishte zoti Basha i preferuari. Iku zoti Basha që ishte totalisht kukull e Berishës. Erdhi zoti Berisha, kryetari i KK ishte zoti Paloka, është Paloka. Ajo që e dallon nga zoti Berisha e 2003 që angazhoi edhe kundërshtarët politikë. Afroi dhe figura të reja. Objektivi sot është tjetër, nuk është pushteti.
Sa herë të garojë besoj se zgjidhet kryetar i PD. ajo bën diferencën numrat mund të vijnë në rënie. Kjo ndodh edhe me PS. Ajo që e dallon një lider real është kur gjen momentin jo për tu tërhequr fare, por largimi në momentin e duhur, duke përgatitur një brez politikanësh, jo servil. Ky duhet të jetë një proces normal.
Shoh përjashtime absurde, që nuk bëjnë tjetër se tërheqin opinionin e medias nga korrupsioni te diskutime bajate.
Të tjerët kanë siguruar emrin në lista. Kemi përjashtime në Durrës, keni dëgjuar ndonjë prej deputetëve të PD-së në Durrës të prononcohen, kanë marrë ndonjë qëndrim?!
Kryesisht jam i përkushtuar angazhimeve profesionale. Nuk kam realisht dhe mundësi të ndjek çdo lloj diskutimi. Eksperienca më jep mundësi që duke ndjekur dy lajme më lejon të krijoj një perceptim. Nuk shoh asgjë të keqe te lëvizja e Salianjit. E di që dhe Salianji i PD-së. Ata që kanë emrin të siguri të në liste dhe objektivi i tyre të jenë vetëm në listë dhe mbaron angazhimi i tyre politik. Çfarë dinë të bëjnë përveç deputetit? Merrja hiqi mandatet çfarë dinë të bëjnë?! Ka një paradoks në qëndrimin zyrtar të PD. Kur u bë Kuvendi i 11 dhjetorit u trumbetua për lejimin e fraksioneve. Pse nuk pranohet si fraksion lëvizja e Salianjit?! Ti pranon në koalicion një parti që lëviz nga e majta te e djathta. Ky dilka armiku kryesor i partisë. Pavarësisht se statute e partive nuk respektohen. Jo vetëm Salianji, por kushdo që konsiderohet aktor me peshë mund të rritet, fraksion.
Nuk di çfarë kalkulimesh ka në mend zoti Salianji.







