HomeSportVIDEO/“Pirati” Muriqi fundos Real Madridin, goli i tij në shtesë i jep...

VIDEO/“Pirati” Muriqi fundos Real Madridin, goli i tij në shtesë i jep fitoren Majorkës dhe një asist për titullin Barcelonës

Advertismentspot_img

Vedat Muiriqi është kthyer sot në faktorin që mund të vendosë titullin kampion në Spanjë, duke mposhtur me Majorkën e tij skuadrën e Real Madridit në një ndeshje kyç për sezonin.

Realit i duhej fitorja për të ngushtuar diferencën me Barcelonën që luan me Atletikon një ndeshje shumë të vështirë. Por madrilenët u goditën në pjesën e parë nga Morlanes i cili u dha avantazhin vendasve.

Ekipi i Arbeloas tentoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë dhe ia doli që të barazonte shifrat në fund me Militaon. Por një kundërsulm në minutën e 91-të, i finalizuar në mënyrë perfekte nga Muriqi, i dha fitoren 2-1 Majorkës duke ngjallur shanset e saj për mbijetesën. Por njëkohësisht, ndali Realin dhe i jep mundësinë Barcelonës të synojë arratinë përfundimtare drejt titullit kampion.

MAJORKA 2-1 REAL MADRID

42′ Morlanes, 90’+1′ Muriqi / 87′ Militao

Goli i Morlanes: (VIDEO)

Goli i Militao (VIDEO)

Goli i Muriqit (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Screenshot 2026-04-04 163013
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular