HomeKronikeE rëndë në Berat! 35-vjeçari e kanosi me thi*ë të miturin dhe...

E rëndë në Berat! 35-vjeçari e kanosi me thi*ë të miturin dhe babain e tij, 16-vjeçari kundërpërgjigjet, e godet me sëpatë

Advertismentspot_img

Një konflikt për motive të dobëta në Berat ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse, ndërsa dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit me inicialet F. N., 35 vjeç, dhe E. R., 16 vjeç, të dy banues në Berat.

Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. R., 67 vjeç, dhe djalin e tij të mitur. Pas kësaj, 16-vjeçari dyshohet se ka reaguar duke e goditur 35-vjeçarin me një mjet prerës (sëpatë).

Si pasojë e plagëve të marra, 35-vjeçari po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular