HomeKultureEdicioni i 17-të i Sanremo Junior, 12-vjeçarja Ambra Marku do të përfaqësojë...

Edicioni i 17-të i Sanremo Junior, 12-vjeçarja Ambra Marku do të përfaqësojë Shqipërinë

Advertismentspot_img

Pas suksesit të arritur në vitin 2024 nga Kjara Ibraj, një tjetër talent nga Lezha do të përfaqësojë Shqipërinë në Sanremo Junior, që do të zhvillohet në mesin e muajit prill në Itali.

Bëhet fjalë për 12-vjeçaren Ambra Marku, nxënëse e shkollës “Besëlidhja”, e cila do të ngjitet në skenë me këngën “Valsi i Dashurisë”, një nga interpretimet më të njohura të ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela.

Për Ambra Markun, pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar është një ëndërr e bërë realitet. Ajo shprehet se përzgjedhja në këtë konkurs erdhi si një surprizë e bukur, duke i shtuar emocionet për këtë eksperiencë të rëndësishme në karrierën e saj të hershme.

Ndërkohë, mësuesja Albana Përvathi thekson se përfaqësimi i Shqipërisë për të dytin vit radhazi nga talente të Lezhës është një arritje e rëndësishme për qytetin dhe vendin. Sipas saj, një element i veçantë i këtij viti është fakti që Ambra do të interpretojë një këngë shqiptare, duke promovuar vlerat muzikore kombëtare në një skenë ndërkombëtare.

Ambra Marku e ka nisur rrugëtimin e saj muzikor që në moshën 6-vjeçare dhe deri më tani ka fituar mbi 40 çmime në aktivitete të ndryshme brenda vendit. Ajo synon të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion prestigjioz.

Edicioni i 17-të i Sanremo Junior do të mbahet më 14 prill në Teatro Ariston, një nga skenat më të njohura të muzikës italiane dhe ndërkombëtare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular